Fetahu dhe Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

Fetahu dhe Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe

12/05/2026

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, që do të mbahet në Rejkjavik të Islandës.

Më 15 maj në Program është Takimi i Sekretarëve të Përgjithshëm në kuadër të FIBA Evropës, ku do të marrë pjesë Dushku, ndërsa po ashtu më 15 maj është mbledhja e Bordit të FIBA Evropës, ku do të jetë Fetahu, si anëtar i Bordit.

Ndërkohë, më 16 maj, Fetahu dhe Dushku do të përfaqësojnë FBK-në në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, ku do të diskutohen tema të rëndësishme për basketbollin evropian dhe botëror.

Këto pjesëmarrje janë të një rëndësie të veçantë për Federatën, pasi mundësojnë përfaqësim dinjitoz në instancat ndërkombëtare, fuqizimin e bashkëpunimit me FIBA Europe dhe federatat tjera, si dhe përfshirjen aktive në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në zhvillimin e basketbollit në nivel evropian.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners