Finalja e parë i takon Trepçës

Finalja e parë i takon Trepçës

10/05/2026

Trepça mposhti Bashkimin me rezultat 94:79 (22:18, 30:22, 19:22, 23:17) në një atmosferë spektakolare në “Minatori”, duke e nisur me fitore serinë finale dhe duke marrë epërsinë 1:0 në finalet e Playoff-it.

Sfida u zhvillua në një ambient të jashtëzakonshëm dhe ishte interesante nga fillimi deri në fund, por vendasit të përkrahur nga tifozët, krijuan epërsi në periudhën e dytë dhe e ruajtën deri në fund.

Te Trepça u dalluan Mustapha Amzil me 21 pikë e 13 kërcime, Kenneth Hasbrouck me 22 pikë dhe Dardan Kapiti me 16 pikë e 6 kërcime, ndërsa te Bashkimi më efikasi ishte Shannon Shorter me 27 pikë.

Sfida e ardhshme do të zhvillohet sërish në “Minatori” të mërkurën. Kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners