07/05/2026
Koha për finale. Koha për të shpallur kampionin. Trepça dhe Bashkimi pas një edicioni shumë të gjatë do të përballen për titullin e kampionit.
Dy skuadrat ishin ndeshur edhe edicionin e kaluar, ku mitrovicasit fituan 4:2 serinë finale, ndërkohë që ishin ndeshur edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, që gjithashtu përfunduan me triumfin e ‘Xehetarëve’.
Finalet fillojnë të dielën në Mitrovicë, derisa kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.
Orari i finaleve
FINALJA I 10.05.2026 (E diel)
Trepça - Bashkimi
FINALJA II 13.05.2026 (E mërkurë)
Trepça - Bashkimi
FINALJA III 17.05.2026 (E diel)
Bashkimi – Trepça
FINALJA IV 20.05.2026 (E mërkurë)
Bashkimi – Trepça
FINALJA V 24.05.2026 (E diel)
Trepça - Bashkimi
FINALJA VI 27.05.2026 (E mërkurë)
Bashkimi – Trepça
FINALJA VII 31.05.2026 (E diel)
Trepça - Bashkimi