04/05/2026
Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës. Kampionët në një super ndeshje të zhvilluar në Pejë, fituan ndaj verdhezinjve me rezultat 96:103 (32:24, 14:34, 23:22, 27:23).
‘Xehetarët’ kualifikohen në finale, ku e presin fituesin e ndeshjes Bashkimi-Bora, derisa ndaj Pejës fituan 3:1 në serinë gjysmëfinale.
Ndeshja ishte mjaft interesante dhe me shumë kthesa, duke e bërë të paqartë fituesin deri në momentet e fundit.
Vendasit të përkrahur nga tifozët e filluan për mrekulli, duke pasur 13 pikë epërsi 27:14, por kampionët u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë, ku bënë përmbysjen, për të shkuar në pushim me rezultat 46:58.
Perioda e tretë ishte e barabartë, me verdhezinjtë që synonin rikthimin dhe mysafirët që ruajtën epërsinë. Drama ndodhi në fund, kur Peja u kthye në lojë dhe ngushtoi shifrat në 91:92, por në momentet vendimtare, përvoja e kampionëve ishte përcaktuese për të fituar 96:103 dhe për tu kualifikuar në finale.
Dardan Berisha kishte 24 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, derisa Daquan Bracey e mbylli ndeshjen me 31 pikë e tetë asistime, kurse te mysafirët, Akili Vining shënoi 24 pikë, kurse nga 18 realizuan Sek Henry dhe Kenneth Hasbrouck.