Vazhdon spektakli i “Play-off”-it në fundjavë

Vazhdon spektakli i “Play-off”-it në fundjavë

30/04/2026

Super spektakli i “Play-off”-it në ProCredit Superligë do të vazhdojë në fundjavë, ku zhvillohen gjysmëfinalet e katërta.

Garat shtesë, ashtu sic është pritur kanë sjellur super ndeshje, dramë dhe emocione pa fund.

Bora-Bashkimi përballen të shtunën, ku prizrenasit po avancojnë në seri 2:1. Prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 2:2, kurse Portokallezinjtë me fitore kualifikohen në finale.

Super ndeshje pritet në Pejë mes Pejës dhe Trepçës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Kampionët me fitoren e fundit 123:79, po avancojnë në serinë gjysmëfinale 2:1. Verdhezinjtë synojnë të barazojnë, kurse mitrovicasit të kalojnë në finale.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalja IV

E shtunë

19:30 Bora - Bashkimi

E diel

19:30 Peja – Trepça

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners