Kampionët fitojnë me spektakël

Kampionët fitojnë me spektakël

30/04/2026

Trepça ka fituar bindshëm gjysmëfinalen e tretë të “Play-off”-it ndaj Pejës me rezultat të thellë 123:79 (26:21, 28:17, 30:20, 39:21).

Kampionët e Kosovës tani udhëheqin 2:1, derisa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Vetëm periudha e parë ishte e baraspeshuar, ku më pas ‘Xehetarët’ filluan të shkëputen për të triumfuar bindshëm 123:79.

Te vendasit, Drilon Hajrizi kishte 26 pikë, 3 kërcime e 2 asistime, duke u ndihmuar nga Ja'cori Payne me 16 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, derisa te mysafirët Daquan Bracey kishte 23 pikë dhe Cesare Edwards 18 pikë.

Sfida e ardhshme zhvillohet të dielën në Pejë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners