20/04/2026
Pas dy finaleve shumë interesante ndaj Proton Cable Prizrenit, gjilanasit fituan dy ndeshjet dhe u rikthyen në elitë.
Bardhekaltrit në ndeshjen e fundit fituan 92:91, në një dramë të vërtetë, ku dy pikët vendimtare i shënoi Eris Zeneli në sekondat e fundit
MVP u shpall Adrian Ibishi, i cili në ndeshjen e fundit kishte 18 pikë e 12 kërcime.
Kështu gjilanasit edicionin e ardhshëm do të garojnë në elitën e basketbollit. Kujtojmë se këtë edicion fituan edhe Kupën e Ligës së Parë, duke mundur në finale pikërisht Proton Cable Prizrenin.
Kupën për skuadrën fituese e ka ndarë Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës, kurse çmimin MVP, Faton Kurshumlija, Komesar i Garave në FBK.
Medaljet e arta për Dritën i kanë ndarë Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Arben Polloshka, anëtar i Bordit të FBK-së, kurse medaljet e argjendta për Proton Cable Prizrenin i kanë ndarë Faton Kurshumlija, Komesar i Garave në FBK dhe Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe Basketbollit 3x3.