20/04/2026
Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë.
Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël të basketbollit 3x3.
Pas sfidave shumë interesante në grupe, e më pas në dy gjysmëfinale, në finale janë përballur Suhareka Boys dhe Team 04.
Në një super finale, Suhareka Boys ka fituar me shifrat 14:12.
Suhareka Boys do të luajë në superfinalen që do të zhvillohet në Prishtinë, ku do të marrin pjesë kampionët e të gjitha qyteteve.
Ky projekt ishte në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Ky është edicioni i dytë i kësaj gare.