Barazohet seria finale

Barazohet seria finale

19/04/2026

Është barazuar seria finale e “Play-off”-it në Superligën e Femrave. Në sfidën e gjashtë në Prizren, Peja 03 fitoi sfidën dramatike dhe shumë interesante ndaj Bashkimit 60:65 (16:16, 15:20, 14:14, 15:15).

Ndeshja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund, e baraspeshuar dhe me shumë rikthime në rezultat. Në fund mysafiret ishin më të vëmendshme për të fituar 60:65.

Seria finale është barazuar në 3:3. Në mesjavë zhvillohet ndeshja e fundit në Pejë, ku kush fiton do të fitojë titullin e kampionit.

Te Bashkimi u dalluan Alexis Mead me 18 pikë e nëntë asistime dhe Aulona Muhadri me 11 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te Peja 03 pesë basketbolliste kishin pikë dyshifrore, ku Kiki Jefferson e mbylli ndeshjen me 15 pikë e shtatë kërcime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners