Peja kalon në gjysmëfinale

Peja kalon në gjysmëfinale

18/04/2026

Me rezultat 70–82, Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në ndeshjen e tretë, për ta fituar serinë çerekfinale me rezultat 2-1.

Në Suharekë, pejanët udhëhoqën që nga sekondat e para të ndeshjes, teksa krijuan epërsi deri në 23 pikë. Një lojë tejet efikase në sulm u mundësoi që pjesën e parë ta mbyllin me 21 pikë epërsi (34:55).

Golden Eagle Ylli, pavarësisht se provoi të kthehej në lojë dhe ia doli që dy minuta para përfundimit të ndeshjes të afrohej në 9 pikë dallim, në fund nuk arriti të bënte rikthim.

Daquan Bracey udhëhoqi Pejën me 23 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa te Ylli më i dalluari ishte Scott Bamforth me 29 pikë.
Në gjysmëfinale, Peja do të përballet me Trepçën.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners