Ndizet finalja: Peja 03 rikthehet fuqishëm, seria shkon në 3:2

Ndizet finalja: Peja 03 rikthehet fuqishëm, seria shkon në 3:2

17/04/2026

Po vazhdon seria e jashtëzakonshme finale në “Play-off” të Superligës së Femrave.

Në sfidën e fundit, Peja 03 fitoi ndaj Bashkimit me rezultat 79:62 (25:13, 20:16, 19:16, 15:17), në ndeshjen e pestë finale.

Sfida në Pejë ka qenë me shumë emocione, ndërsa një numër i konsiderueshëm kanë përcjellur këtë finale të femrave.

Skuadra vendase ishte më e mirë nga fillimi, duke pasur epërsi të konsiderueshme dhe duke fituar në fund 79:62.

Te vendaset më e mira ishte Kiki Jefferson me 31 pikë e shtatë kërcime, duke u ndihmuar nga Paige Powell me 24 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafiret u dalluan Waggoner Dontavia me 20 pikë e gjashtë kërcime dhe Alexis Marie Mead me 16 pikë e shtatë asistime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në fundjavë në Prizren, ku seria finale tashmë është 3:2.

Kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners