Endrit Elshani pranohet në Programin Ndërkombëtar “International Coaching Apprenticeship in Basketball (ICAB)”

Endrit Elshani pranohet në Programin Ndërkombëtar “International Coaching Apprenticeship in Basketball (ICAB)”

16/04/2026

Një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin profesional të trajnerëve kosovarë.

Trajneri i basketbollit, Endrit Elshani është pranuar në Programin Ndërkombëtar “International Coaching Apprenticeship in Basketball (ICAB)”, nga Universiteti i Delaware, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara (USOPC), FIBA-n dhe me mbështetjen e Olympic Solidarity, duke u përkrahur edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Pjesëmarrja e tij në këtë program do të mbështetet me bursë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), duke i mundësuar atij të përfitojë përvojë të drejtpërdrejtë në një mjedis profesional dhe ndërkombëtar.

Gjatë këtij programi, Elshani, i cili është përzgjedhës i Kosovës U18 do të ketë mundësinë të punojë pranë trajnerëve të njohur, të mësojë nga praktikat më moderne të basketbollit dhe të zhvillojë më tej filozofinë e tij si trajner.

Programi do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 3 qershori deri më 6 nëntor të këtij viti.

Ky program zhvillohet përmes një moduli pesëmujor online dhe një fazë në SHBA, ku trajnerët kanë mundësinë të ndjekin nga afër punën e stafit të ekipeve të NCAA Division I.

Vlen të theksohet se më herët pjesë e këtij programi ka qenë edhe Dorant Hana, i cili tashmë ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit vendor pas përfundimit të ICAB.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners