Finalja 5: Peja 03 për fitore, Bashkimi për titull

Finalja 5: Peja 03 për fitore, Bashkimi për titull

16/04/2026

Sonte zhvillohet sfida e pestë finale e “Play-off”-it në Superligën e Femrave.

Peja 03 dhe Bashkimi do të përballen në një super sfidë në Pejë.

Prizrenaset po avancojnë 3:1 në seri, ku katër takimet kanë qenë spektakolare deri më tani.

Pejanet synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 3:2, ndërsa prizrenaset për të fituar e për të mbrojtur titullin e kampionit.

Takimin e parë e fituan vashat e Bashkimit 57:66, kurse atë të dytë vashat pejane 65:55. Sfidën e tretë dhe të katërt finale e fituan fitueset e Kupës së Kosovës, 91:67 dhe 75:72.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 dhe transmetohet në Art Motion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners