Golden Eagle Ylli e nis me fitore

Golden Eagle Ylli e nis me fitore

11/04/2026

Therandasit i nisin garat e “Play-off”-it me fitore, duke mundur Pejën 93:82 (21:18, 18:20, 28:24, 26:20), në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.

Sfida ishte mjaft interesante, ku vendasit kishin epërsi të lehtë, derisa fitoren shumë të vlefshme e siguruan në fund, duke krijuar epërsi në çerekfinale.

Tyreek Smith kishte 22 pikë e pesë kërcime te vendasit, ndërsa Scott Bamforth e mbylli ndeshjen me 21 pikë e tre asistime, kurse Daquan Bracey kishte 22 pikë e pesë asistime për mysafirët.

Çerekfinalja e dytë zhvillohet në Pejë, derisa në gjysmëfinale kalon skuadra që shënon dy fitore.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners