Hellems, MVP i xhiros së fundit

Hellems, MVP i xhiros së fundit

10/04/2026

28 xhirot e jashtëzakonshme përfunduan në ProCredit Superligë, një nga edicionet më dramatike.

Në xhiron e fundit shkëlqeu Jericole Hellems, që ndaj Pejës kishte 22 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, duke pasur indeksin 30, apo më të lartin e kësaj jave. Ai ka qenë basketbollisti kyc te kuqezinjtë që nga rikthimi në Gjakovë.

Trepça fitoi ndaj Sigal Prishtinës ku u dalluan Akili Vining dhe Drilon Hajrizi. Vining kishte 22 pikë, tri kërcime e nëntë asistime, kurse Hajrizi  19 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Bashkimi fitoi ndeshjen jo vendimtare ndaj Borës, ku më i miri ishte Jalen Riley me 22 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

Rahoveci 029 shënoi fitoren më të rëndësishme këtë edicion, duke fituar pas vazhdimeve ndaj Golden Eagle Ylli, ku edhe kësaj radhe më i miri ishte Kentrell Pullian me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

MVP

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 22 pikë, 8 kërcime, 8 asistime, 30 indeksi

Top 5

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 22 pikë, 8 kërcime, 8 asistime, 30 indeksi

Jalen Riley (Bashkimi) 22 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 27 indeksi

Akili Vining (Trepça) 22 pikë, 3 kërcime, 9 asistime, 27 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 19 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi

Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 25 pikë, 7 kërcime, 6 asistime, 19 indeksi

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners