Bashkimi e përfundon me fitore

Bashkimi e përfundon me fitore

09/04/2026

Ndeshja e fundit për garat e rregullta u zhvillua mes Bashkimit e Borës, dy skuadra që e kanë siguruar “Play-off”-in, duke përfunduar me fitoren e prizrenasve 96:70 (20:19, 25:24, 29:11, 22:16).

Edhe pse pjesa e parë ishte e baraspeshuar, dallimi u bë në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, 29:11.

Te vendasit u dallua Jalen Riley me 22 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse te mysafirët Shaquan Jules me 19 pikë e shtatë kërcime.

Portokallezinjtë janë kualifikuar në gjysmëfinale, kurse Bora në çerekfinale do të ndeshet me skuadrën tjetër prishtinase, Sigal Prishtinën.

Bashkimi pas 28 ndeshjeve, kishte 20 fitore e tetë humbje në vendin e dytë, kurse Bora e treta 14 fitore e 14 humbje.

Kjo ishte ndeshja e fundit për garat e rregullta, që ishte një edicion i jashtëzakonshëm, ndërsa nga kjo fundjavë fillon gara e “Play-off”-it, me përballjet e para çerekfinale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners