Bashkimi në epërsi

Bashkimi në epërsi

09/04/2026

Bashkimi fitoi finalen e tretë të “Play-off”-it në Superligën e Femrave. Kampionet fituan ndaj Peja 03 me rezultat 91:67 (22:18, 25:14, 16:14, 28:21).

Sfida në Prizren u kontrollua kryesisht nga vendaset, që fituan çerekun e parë 22:18, derisa e thelluan më shumë epërsinë në periudhën e dytë, 25:14. Në pjesën e dytë kampionet vetëm sa shtuan epërsinë dhe fituan 91:67.

Te vendaset shkëlqeu Alexis Mead me 33 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, duke u ndihmuar nga Waggoner Dontavia me 21 pikë e pesë kërcime dhe Destiny Nicole me 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mysafiret u dalluan Kiki Jefferson me 17 pikë e tetë kërcime, Paige Powell me 16 pikë e pesë kërcime dhe Enisa Kamerolli me 14 pikë e pesë kërcime.

Tashmë, Bashkimi është në epërsi 2:1 të finaleve, derisa edhe ndeshja e ardhshme zhvillohet në Prizren. Kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners