Trepça fiton bindshëm, por bardhekaltrit kualifikohen në “Play-off”

Trepça fiton bindshëm, por bardhekaltrit kualifikohen në “Play-off”

09/04/2026

Kampionët fituan 113:80 (20:17, 31:21, 26:23, 36:19), ndërsa prishtinasit mbetën në vendin e gjashtë.

Ndeshja në Mitrovicë ka qenë interesante, por është vendosur në dhjetë minutat e fundit, ku bindshëm më të mirë ishin vendasit, ku u dallua Dardan Kapiti me katër trepikësha, derisa vendasit u shkëkputën dhe përfunduan garat e rregullta në vendin e parë.

Te vendasit Akili Vining kishte 22 pikë e nëntë asistime, Kenneth Hasbrouck me 24 pikë dhe Drilon Hajrizi me 19 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prishtinasit Adrio Bailey kishte 26 pikë.

Trepça përfundoi garat e rregullta dhe kualifikohet direkt në gjysmëfinale të “Play-off”-it. Kampionët kishin 25 fitore e tri humbje, derisa ndaj kryeqytetasve ishte fitorja e 20-të me radhë në elitë.

Sigal Prishtina përfundon e gjashta me dhjetë fitore e 18 humbje, duke u kualifikuar në çerekfinale të “Play-off”-it, ku përballet me Borën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners