08/04/2026
Federata e Basketbollit të Kosovës është shumë e lumtur që ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Sportit dhe të Rinisë
MSR ka qenë një nga kontribuueset më të mëdhenj të basketbollit në vendin tonë, duke përkrahur maksimalisht garat vendore dhe ato ndërkombëtare
FBK beson se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen
Memorandumin në emër të FBK-së e ka nënshkruar Arben Fetahu, i cili është shprehur shumë i kënaqur me bashkëpunimin me Ministrinë e Sportit, derisa edhe ministri Blerim Gashani ka theksuar se federatat sportive janë partnerë kyç në këtë rrugëtim dhe bartin rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e sportit.
Ai kërkoi nga federatat angazhim të lartë, profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, në mënyrë që mbështetja institucionale të shndërrohet në rezultate konkrete dhe në rritje të performancës së sportive.