08/04/2026
Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë.
Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori” nga ora 10:00.
Në këtë turne do të marrin pjesë deri në 10 ekipe seniore me lojtarë nga Theranda (deri në 4 lojtarë), raporton PrizrenPress.
Fito çmimin prej €300 dhe siguro pjesëmarrje në turneun e nivelit republikan.
Dërgo informacionet: Emri i ekipit dhe qyteti, Kapiteni (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës, numri i telefonit): si dhe për 4 lojtarët e tjerë, në: projectsdirector@basketbolli.com, deri më 13 prill, ora 17:00.
Lojtarët e ProCredit Superligës nuk kanë të drejtë të paraqiten.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.