Fillon edicioni i shtatë i Kursit të ASMC, ku po marrin pjesë Vlora Braha dhe Sumeja Osmani

Fillon edicioni i shtatë i Kursit të ASMC, ku po marrin pjesë Vlora Braha dhe Sumeja Osmani

07/04/2026

Ka nisur edicioni i shtatë i kursit të avancuar për menaxhimin sportiv (ASMC 7), i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Akademinë Olimpike.

Në këtë edicion nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) po marrin pjesë Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC Person) dhe Sumeja Osmani, Asistente e Projekteve.

Moduli i parë, i zhvilluar gjatë fundjavës, ishte i fokusuar në menaxhimin e organizatave sportive.

Ligjërues në këtë modul ishin: Sekretari i EUSA-s, Matjaz Pecovnik, si ligjërues i jashtëm, si dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC 6, Ibër Alaj dhe Presidenti Nderi i KOK-ut, Besim Hasani, si ligjërues vendorë.

Më herët në këtë Kurs, kanë diplomuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm& Drejtor i Përfaqësueseve, Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive, si dhe Eldina Asimi, e cila ka punuar në FBK si Zyrtare për Media.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners