Fitore e prizrenasve në Pejë

Fitore e prizrenasve në Pejë

05/04/2026

Në një përballje interesante, Bashkimi fitoi ndaj Pejës 90:95 (24:18, 10:23, 29:28, 27:26), në xhiron e parafundit për garat e rregullta të ProCredit Superligës

Portokallezinjtë kanë blinduar vendin e dytë, kurse verdhezinjtë do të luftojnë edhe në xhiron e fundit për vendin e katërt.

Ndeshja në Pejë ka qenë mjaft interesante, por mysafirët nga periudha e dytë kontrolluan lojën për të fituar në fund me pesë pikë dallim.

Te vendasit i jashtëzakonshëm ishte Cesare Edwards me 29 pikë e 14 kërcime, derisa Dardan Berisha shtoi 21 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Jalen Riley me 27 pikë e shtatë kërcime dhe Kyan Anderson me 18 pikë.

Peja është në vendin e pestë me 11 fitore e 16 humbje, një pikë më pak se Golden Eagle Ylli, kurse Bashkimi është në vendin e dytë me 19 fitore e tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners