05/04/2026
Peja 03 ka shënuar fitore me rezultat 65:55 ndaj Bashkimit në finalen e dytë të Play-offit në Superligën e Femrave.
Me organizim të mirë në sulm dhe mbrojtje të qëndrueshme, skuadra e ruajti kontrollin dhe menaxhoi diferencën gjatë gjithë lojës.
Paige Poëell ishte më e mira te vendaset me 21 pikë e dhjetë kërcime, derisa Alexis Mead shënoi 21 pikë për mysafiret.
Seria finale u barazua në 1:1, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione. Dy ndeshjet e ardhshme zhvillohen në Prizren.