Basketbolli i Kosovës hyn në epokën dixhitale

Basketbolli i Kosovës hyn në epokën dixhitale

02/04/2026

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shpallur një moment historik për sportin e Kosovës, duke sjell një risi të rëndësishëm në mënyrën e menaxhimit dhe shitjes së biletave për ndeshjet e basketbollit.

Me lansimin e platformës online KickTick, të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të blejnë bileta për ndeshjet dhe garat e FBK-së me një klikim, duke i ofruar një eksperiencë të re dhe më të lehtë për të gjithë ata që duan të ndjekin basketbollin e Kosovës nga afër.

Në kuadër të strategjisë së saj “Basketbolli 3.0”, FBK ka marrë një hap të rëndësishëm për të modernizuar sportin dhe për të ofruar një shërbim më efikas për tifozët e saj. Kjo platformë e re e biletave është pjesë e një procesi që synon përmirësimin e operacioneve, eliminimin e radhëve të gjata në pikat fizike dhe rritjen e transparencës në menaxhimin e biletave.

Tifozët mund të sigurojnë vendin e tyre në tribunë në vetëm disa sekonda, pa pasur nevojë të presin në radhë apo të vizitojnë pika fizike për të marrë biletën.

Ky projekt është një mundësi për të rritur pjesëmarrjen në aktivitetet e basketbollit dhe për të shërbyer si model për federatat e tjera sportive në rajon që mund të adoptojnë një qasje të ngjashme.

Për të blerë bileta, tifozët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës ose të drejtohen në platformën KickTick për të njohur datat e ndeshjeve dhe për të siguruar biletat e tyre pa vonesa.

Me këtë sistem të ri, tifozët do të mund të përfitojnë nga mundësia për të siguruar vendin e tyre në tribuna sa më shpejt dhe pa mundime të panevojshme.

Me integrimin e kësaj platforme, basketbolli kosovar po i hap dyert për një të ardhme më të ndritshme dhe më të aksesueshme për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij sporti.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners