Bashkimi fiton finale e parë

Bashkimi fiton finale e parë

02/04/2026

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 (15:10, 10:18, 16:23, 16:14) ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave.

Bashkimi e nisi lojën me ritëm të mirë dhe arriti të krijojë epërsi gjatë pjesës së parë. Me organizim të mirë në sulm dhe mbrojtje të qëndrueshme, skuadra e ruajti kontrollin dhe menaxhoi diferencën gjatë gjithë lojës.

Dallimi u bë në periudhën e dytë dhe tretë ku vashat mysafire ishin shumë më të mira.

Paige Powell te vendaset kishte 22 pikë e tetë kërcime, kurse te mysafiret u dalluan Waggoner Dontavia me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Saranda Daci me 13 pikë e gjashtë kërcime.

Finalja e dytë do të zhvillohet të dielën, kurse skuadra që shënon katër fitore do të shpallet kampione.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners