Finalja e femrave mes Peja 03 dhe Bashkimit

Finalja e femrave mes Peja 03 dhe Bashkimit

30/03/2026

Finalja e “Play-off”-it në Superligën e Femrave do të vë përballë dy skuadrat më të mira për momentin Peja 03 dhe Bashkimin.

Skuadra pejane kishte përfunduar garat e rregullta në pozitën e parë me 17 fitore e një humbje, kurse ajo prizrenase në vendin e dytë me 15 fitore e tri humbje.

Peja 03 në gjysmëfinale të “Play-off”-it eliminoi Penzën 3:0, derisa Bashkimi eliminoi Prishtinën 3:0.

Këto dy skuadra ishin përballur në finale të Kupës së Kosovës dhe Ligës Unike, finale që përfunduan në të mirë të skuadrës prizrenase.

Finalet pritet të jenë spektakolare, derisa kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners