30/03/2026
Të dielën u zhvillua turneu i radhës në kuadër të Projektit të Alley Oop. Në Mitrovicë u paraqitën 13 ekipe, njëherësh nga nga turnetë më masovik në këtë edicion.
Pas shumë ndeshjeve interesante, në grup, e më pas në gjysmëfinalja, finalja vuri përballë 02 dhe Milingonat, ku kjo e fundit fitoi me rezultat 12:11.
Ekipi Milingonat fitoi të drejtë të garojë në superfinalen që do të zhvillohet në kryeqytet, ku do të marrin pjesë kampionët e të gjitha qyteteve.
Ky është edicioni i dytë i Alley Oop, që ka për qëllim masivizimin e këtij sporti shumë atraktiv.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.