30/03/2026
ProCredit Superliga po hyn në fazën vendimtare, derisa ndeshjet e fundjavës dhuruan shumë emocione.
Sigal Prishtina fitoi derbin e rivalëve të vjetër ndaj Pejës, ku Deondre Burns u dallua me 35 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime. Ai shpallet MVP i javës së 26-të të ProCredit Superligës.
Rahoveci 029 fitoi njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë edicion, ku fitoi ndaj Vëllaznimit, derisa u dallua kapiteni Bardh Rexha me 15 pikë, duke shënuar pesë tre pikësha, dy prej tyre në momentet vendimtare. Rexha kishte edhe tri kërcime e një asistim.
Trepça regjistroi fitoren e 18-të me radhë, kësaj radhe mundi Borën, ku Seketorure Henry kishte 13 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime, ndërsa te prishtinasit më i dalluari ishte Shaquan Jules me 20 pikë, 16 kërcime dhe asistime.
Bashkimi fitoi bindshëm ndaj Golden Eagle Yllit, ku më i miri te prizrenasit ishte Dequon Lake me 20 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.
MVP
Deondre Burns (Sigal Prishtina) 35 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 30 indeksi
Top 5
Shaquan Jules (Bora) 20 pikë, 16 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi
Deondre Burns (Sigal Prishtina) 35 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 30 indeksi
Dequon Lake (Bashkimi) 20 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 22 indeksi
Seketorure Henry (Trepça) 13 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 20 indeksi
Bardh Rexha (Rahoveci 029) 15 pikë, kërcime pikë, 1 asistim, 14 indeksi