Fitore e bardhekaltërve në Pejë

Fitore e bardhekaltërve në Pejë

29/03/2026

Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e rivalëve të vjetër në udhëtim ndaj Pejës 75:89.

Përballja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund, duke u vendosur në momentet e fundit, derisa kishte në rikthime në rezultat gjatë 40 minutave të lojës

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme e kryeqytetasve në garën për “Play-off”.

Gjatë gjithë ndeshjes herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, derisa në momentet vendimtare kryeqytetasit ishin më të vëmendshëm për këtë fitore shumë të vlefshme.

Cesare Edwards kishte 19 pikë e 13 kërcime te vendasit, kurse Deondre Burns kishte 32 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, ndërsa Valmir Kakruki u dallua me 14 pikë e shtatë kërcime.

Peja mbetet në vendin e katërt me 11 fitore e 15 humbje, derisa Sigal Prishtina e gjashta me 10 fitore e 16 humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners