Golden Eagle Ylli, kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli, kampion i Ligës Unike

26/03/2026

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike

Ndeshja nisi me ritëm të barabartë, por Ylli e mbylli çerekun e parë në epërsi 21-27. Skuadra nga Theranda ruajti avantazhin edhe në periudhën e dytë, duke shkuar në pushim me rezultat 41-46. Në çerekun e tretë, Ylli e thelloi epërsinë në 54-60, ndërsa në periudhën e fundit e menaxhoi mirë lojën dhe e mbylli takimin me rezultat 74-80.

Te Golden Eagle Ylli u dallua S. Bamforth me 22 pikë, 5 asistime dhe 4 treshe të realizuara, ndërsa E. Kastrati shtoi 15 pikë, T. Smith 13 pikë e 12 kërcime, kurse D. Sabeckis kontribuoi me 11 pikë dhe 9 asistime. Nga Peja, më efikasit ishin C. Williams me 17 pikë, D. Bracey me 16 dhe D. Davis me 13 pikë.

MVP i Final 4 u shpall Scott Bamforth, i cili ndeshjen finale e mbylli me 22 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners