Veteranët e Kosovës shkëlqejnë në Zara

Veteranët e Kosovës shkëlqejnë në Zara

26/03/2026

Veteranët e Kosovës kanë zhvilluar një paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtar në Zara, duke dëshmuar nivel të lartë dhe konkurrencë serioze ndaj ekipeve pjesëmarrëse.

Në ditën e parë të garave, skuadra kosovare arriti dy fitore të rëndësishme. Fillimisht mposhti ekipin vendas Centar (Zara) me rezultat bindës 59:35, ndërsa në ndeshjen e dytë triumfoi edhe ndaj ekipit Zagorje (Slloveni) me rezultat 48:38. Këto fitore siguruan kualifikimin në finale dhe rritën pritshmëritë për titull.

Në finalen e zhvilluar të shtunën, Veteranët e Kosovës u përballën sërish me ekipin vendas nga Zara. Pas një ndeshjeje të fortë dhe të luftuar deri në fund, skuadra kosovare u mposht me rezultat 49:40. Edhe pse treguan lojë cilësore dhe rivalitet të madh, në momentet vendimtare vendasit u treguan më të përqendruar.

Pavarësisht humbjes në finale, paraqitja e Veteranëve të Kosovës konfirmoi se ata janë një ekip konkurrues dhe i denjë në turne të tilla ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet basketbollin kosovar. 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners