Hot, MVP i javës 25

Hot, MVP i javës 25

24/03/2026

ProCredit Superliga sa vjen e bëhet më interesante dhe e paparashikueshme me ndeshjet që janë bërë më vendimtare për kurrë, derisa lufta e ashpër po zhvillohet për të hyrë në “Play-off”.

Bora ka blinduar vendin e tretë me fitoren ndaj Vëllaznimit, ku te prishtinasit u dallua Amin Hot me 18 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, duke pasur indeksin 30, apo më të lartin në këtë xhiro, duke u shpallur edhe MVP i javës.

Shanon Shorter i Bashkimit ishte më i merituar në fitoren e prizrenasve ndaj Sigal Prishtinës me 25 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Alex Lomax i bardhekaltërve, i cili kishte 19 pikë, shtatë kërcime e dhjetë asistime, edhe pse nuk arriti të ndihmojë kryeqytetasit për fitore.

Trepça shënoi fitoren e 17-të me radhë, kësaj radhe duke mundur Golden Eagle Yllin, ku te mitrovicasit më i miri ishte Akili Vining me 22 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

Musab Mala bëri një tjetër ndeshje shumë të mirë, ku ndaj Rahoveci 029 kishte 21 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

MVP

Amin Hot (Bora) 18 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 30 indeksi

Top 5

Amin Hot (Bora) 18 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 30 indeksi

Shanon Shorter (Bashkimi) 25 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 29 indeksi

Alex Lomax (Sigal Prishtina) 19 pikë, 7 kërcime, 10 asistime, 28 indeksi

Akili Vining (Trepça) 22 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi

Musab Mala (Peja) 21 pikë, 6 kërcime, 5 asistime, 22 indeksi

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners