23/03/2026
Prizrenasit fituan ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me dhjetë pikë dallim, 77:87, duke bërë një hap të madh drejt sigurimit të vendit të dytë, që siguron gjysmëfinalet e “Play-off”-it, derisa bardhekaltrit nuk po kalojnë momente të mira në elitë dhe deri në fund do të kenë edhe tri ‘finale’ për të siguruar garat shtesë
Portokallezinjtë fituan 77:87 (15:26, 24:22, 19:20, 19:19) në javën e 25-të të ProCredit Superligës.
Alex Lomax te vendasit kishte 19 pikë, shtatë kërcime e dhjetë asistime, kurse Shanon Shorter te mysafirët kishte 25 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Sigal Prishtina është në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje, derisa Bashkimi në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje.