Ditë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës: Prezantohet Strategjia 2026-2030

Ditë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës: Prezantohet Strategjia 2026-2030

23/03/2026

Sot është bërë zyrtarisht prezantimi i Strategjisë së Federatës së Basketbollit të Kosovës 2026-2030.

Ky është një plan i qartë për zhvillimin, profesionalizimin dhe ngritjen e basketbollit kosovar në një nivel të ri në pesë vitet e ardhshme.

Prezantimin e Strategjisë 2026-2030 e ka bërë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu në Kuvendin e Punës dhe Statutar të FBK-së.

Fetahu ka paraqitur në pika të shkurta Strategjinë, një hap drejt zhvillimit të basketbollit të Kosovës.

Delegatët e Kuvendit e kanë miratuar unanimisht Strategjinë 2026-2030, duke bërë një hap të madh për basketbollin e Kosovës.

5 shtyllat kryesore të Strategjisë 2026-2030 janë:

1️. Edukimi i Trajnerëve

2️. Zhvillimi i Talenteve

3️. Vajzat dhe Gratë

4️. Komuniteti

5️. Ekipet Kombëtare

Strategjia 2026-2030 mbështetet në 5 zotime:

Qeverisje e mirë dhe transparente.

Zhvillim i qëndrueshëm në çdo nivel.

Barazi dhe përfshirje totale.

Integritet i pakompromis në sport.

Pozicionim i fuqishëm ndërkombëtar.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners