23/03/2026
Është mbajtur Kuvendi i Punës dhe Statutar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Në këtë Kuvend morën pjesë 33 delegatë nga 37 sa janë gjithsej.
Pas zgjedhjes së Trupave Punues, është bërë votimi për rendin e ditës, e më pas është bërë aprovimi i procesverbalit nga Kuvendi i Punës dhe Statutar, i datës 31 janar 2025.
Gjithashtu tema shumë të rëndësishme të rendit të ditës kanë qenë Raporti i Auditorit dhe Pasqyrat Financiare Individuale për vitin 2025, Plani i Veprimit 2026, Plani Financiar 2026, Plani i Marketingut dhe Shpërndarjes 2026, Prezantimi dhe miratimi i Planit Strategjik të FBK-së për periudhën 2026-2030, që janë prezantuar në pika të shkurta nga Kryetari Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës janë miratuar unanimisht.
Më pas janë bërë Ndryshimet Statutare dhe aktet tjera normative që do të përjetojnë ndryshime, e gjithashtu është vendosur që Arben Gorani të jetë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vend të Dren Zatriqit.
Në fund është diskutuar për tema të ndryshme për basketbollin e Kosovës nga kuvendarët.