23/03/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se sot (23 mars) do të mbajë Kuvendin e Punës dhe Statutar të FBK-së.
Kuvendi do të mbahet më:
23 mars 2026 (e hënë)
Ora: 17:30
Hotel “Courtyard by Marriott Prishtina”
RENDI I DITËS
1. Zgjedhja e Trupave Punues:
a. Kryesia e Punës
b. Komisioni Verifikues
c. Procesmbajtësi
2. Aprovimi i procesverbalit nga Kuvendi i Punës dhe Statutar, i datës 31 janar 2025
3. Raporti i Punës për vitin 2025
4. Raporti i Auditorit dhe Pasqyrat Financiare Individuale për vitin 2025
5. Plani i Veprimit 2026
6. Plani Financiar 2026
7. Plani i Marketingut dhe Shpërndarjes 2026
8. Prezantimi dhe miratimi i Planit Strategjik të FBK-së për periudhën 2026–2030
9. Ndryshimet Statutare dhe aktet tjera normative që do të përjetojnë ndryshime
11. Votimi për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës
12. Të ndryshme