23/03/2026
Në Kuvendin e Punës dhe Statutar të Federatës së Basketbollit të Kosovës, do të prezantohet zyrtarisht Strategjia 2026–2030.
Cilat do të jenë shtyllat që do të mbajnë lart basketbollin e Kosovës deri në vitin 2030.
1️ Edukimi i Trajnerëve – Dijeni për sukses.
2️ Zhvillimi i Talenteve – E ardhmja nis këtu.
3️ Vajzat dhe Gratë – Barazi në çdo kosh.
4️ Komuniteti – Basketbolli për të gjithë.
5️ Ekipet Kombëtare – Krenaria jonë në botë.
Më 23 mars do të bëhet prezantimi i Strategjisë së Federatës së Basketbollit të Kosovës 2026–2030, një plan i qartë për zhvillimin, profesionalizimin dhe ngritjen e basketbollit kosovar në një nivel të ri në pesë vitet e ardhshme.