Adriatik Rraci përfaqëson FBK-në në programin elitar “FIBA Strategic Leaders” në Majami

Adriatik Rraci përfaqëson FBK-në në programin elitar “FIBA Strategic Leaders” në Majami

19/03/2026

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtori i Përfaqësuesve, Adriatik Rraci, ka marrë pjesën në Sesionin e dytë të Programit “FIBA Academy Strategic Leaders”.

Sesioni i dytë është mbajtur në Majami të SHBA-së më 10-13 mars.

Gjatë Programit katër ditor që ka qenë shumë intensiv, janë trajtuar tema kyçe si marketingu digjital, përvoja e tifozëve, strategjitë e biletave, sponsorizimet dhe të drejtat mediatike.

Në ditën e parë, pjesëmarrësit janë fokusuar në marketingun digjital dhe rrugëtimin e tifozëve, ndërsa dita e dytë i është kushtuar operacioneve të biletave, mikpritjes dhe merchandisingut. Dita e tretë u përqendrua në sponsorizime, me ligjërata nga ekspertë dhe përfaqësues të industrisë, përfshirë folës nga klube të njohura si Inter Miami CF dhe Miami Heat. Në ditën e katërt, pjesëmarrësit punuan në krijimin e planeve konkrete të marketingut.

Sesioni i parë ishte mbajtur në Doha të Katarit, derisa programi ka të bëjë për liderë strategjikë, program zyrtar i organizuar nga FIBA për herë të parë, kurse sesioni i fundit do të jetë në Gjenevë në muajin gusht, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore do të vazhdohet me webinare online.

Ky program i pari i këtij lloji është dizajnuar për liderë aktualë dhe në zhvillim, drejtues të federatave, ligave dhe klubeve të basketbollit, si dhe ish-lojtarë që kërkojnë të zhvillojnë aftësi të thella në menaxhimin e sportit dhe tranzicionin e karrierës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners