Nderohen gjyqtaret e Kampit të FIBA-s

Nderohen gjyqtaret e Kampit të FIBA-s

19/03/2026

Në finalen e Ligës Unike Femrat janë nderuar edhe gjyqtaret e Kampit për FIBA gjyqtaret e basketbollit, që u zhvillua njëkohësisht me Ligën Unike.

Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija ka nderuar me mirënjohje gjyqtaret, si dhe Sinisa Herceg, instruktor i FIBA-s.

Ky ishte Kampi i parë për FIBA gjyqtaret e basketbollit në Kosovë.

Ky kamp u organizua me iniciativë të gjyqtares së parë femër nga Kosova në FIBA, Jeta Zeka, një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe fuqizimin e rolit të grave në basketboll.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka mbështetur fuqishëm këtë iniciativë, në përputhje me Planin Strategjik 2026-2030 dhe objektivin për rritjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në basketboll. 

Në kamp kanë marrë pjesë gjyqtare nga Kosova, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Austria dhe Hungaria, ndërsa instruktor i kampit është Sinisa Herceg, instruktor i FIBA-s për gjyqtarë.

Përveç pjesës teorike, gjyqtaret kanë gjykuar në ndeshjet e Final 4 të Ligës Unike për Femra në Prizren, duke kombinuar zhvillimin profesional me përvojën praktike në terren.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners