19/03/2026
Pas përfundimit të garave të rregullave janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën Unike të Meshkujve.
Nga Grupi A më herët janë kualifikuar Besëlidhja dhe Vëllaznimi, kurse situata ishte shumë më interesante në Grupin B, ku katër skuadrat kishin nga tri fitore e tri humbje.
Sipas Rregulloreve të Garave, në gjysmëfinale u kualifikuan Peja dhe Golden Eagle Ylli, derisa Vllaznia dhe Apolonia nuk arritën kualifikimin tutje.
Në Final 4 do të ndeshen Besëlidhja - Golden Eagle Ylli dhe Peja - Vëllaznimi.
Final 4 i Ligës Unike të Meshkujve në mesjavën e ardhshme do të zhvillohet në Shqipëri.
Orari
25 mars
Besëlidhja - Golden Eagle Ylli
Peja - Vëllaznimi
26 mars
Ndeshja për vendin e tretë
Ndeshja Finale