Përballjet e fundit para Final 4

Përballjet e fundit para Final 4

18/03/2026

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve. Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht javës së parë, që nuk është zhvilluar.

Dy takimet janë vendimtare për dy pozitat e para.

Golden Eagle Ylli ndeshet me Vllazninë. Skuadra nga Theranda ka tri fitore e dy humbje, kurse ajo shkodrane dy fitore e tri humbje.

GO+ Peja do të përballet me Apoloninë. Skuadra pejane ka dy fitore e tri humbje, kurse ajo e Fierit, tri fitore e dy humbje.

Në Grupin A në Final 4 janë kualifikuar Besëlidhja me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje dhe kampioni aktual Vëllaznimi me tri fitore e tri humbje.

Final 4 do të zhvillohet javën e ardhshme në Shqipëri.

 Liga Unike

GRUPI B

E mërkurë

19:30 Golden Eagle Ylli - Vllaznia

19:30 GO+ Peja – Apolonia

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners