Fetahu dhe Dushku takohen me ministrin e Sportit, Gashani

Fetahu dhe Dushku takohen me ministrin e Sportit, Gashani

17/03/2026

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku janë takuar sot me ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.

Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen nga Ministria e Sportit për infrastrukturën, sidomos për palestrën në Pejë, ku gjatë kësaj vere FBK do të organizojë FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla për Femra dhe FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C për Femra.

Një temë shumë e rëndësishme ka qenë mbështetja për eventet e verës: FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier, FIBA 3x3 Challenger Prishtina, FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla për Femra dhe FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C për Femra.

Drejtuesit e FBK-së e kanë njoftuar Ministrin Gashani edhe për Planin Strategjik 2026-2030 dhe për Strategjinë 3x3 drejt Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku FBK ka kërkuar mbështetje nga Ministria e Sportit për zbatimin e tyre.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners