Fillon Kampi për FIBA gjyqtaret e basketbollit

Fillon Kampi për FIBA gjyqtaret e basketbollit

17/03/2026

Sot ka nisur Kampi për FIBA gjyqtaret e basketbollit, i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë.

Ky kamp organizohet me iniciativë të gjyqtares së parë femër nga Kosova në FIBA, Jeta Zeka, një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe fuqizimin e rolit të grave në basketboll.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e mbështet fuqishëm këtë iniciativë, në përputhje me Planin Strategjik 2026-2030 dhe objektivin për rritjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në basketboll.

Në kamp po marrin pjesë gjyqtare nga Kosova, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Austria dhe Hungaria, ndërsa instruktor i kampit është Sinisa Herceg, instruktor i FIBA-s për gjyqtarë.

Përveç pjesës teorike, gjyqtaret do të angazhohen edhe në ndeshjet e Final 4 të Ligës Unike për Femra në Prizren, duke kombinuar zhvillimin profesional me përvojën praktike në terren.

Ky është një moment i rëndësishëm për avancimin e basketbollit dhe barazinë gjinore në sport në Kosovë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners