16/03/2026
ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë, me çdo ndeshje, që është shumë e rëndësishme për çdo pozitë.
MVP i javës shpallet J'von McCorrmick i Rahoveci 029, me ‘Vreshtarët’ që shënuan fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës. J'von McCorrmick e mbylli ndeshjen me 31 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, me indeks të ndeshjes 27 apo më të lartin e kësaj xhiro.
Scott Bamforth ishte sërish më i miri te Golden Eagle Ylli, ku ndaj Vëllaznimit kishte 28 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Bora fitoi ndaj GO+ Pejës në udhëtim, ku Shaquan Jules sërish zhvilloi ndeshje shumë të mirë me 18 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.
Trepça fitoi derbin e kësaj xhiro, madje bindshëm ndaj Bashkimit 71:89, ku u dalluan Ja'cori Payne me 17 pikë, pesë kërcime e tri asistime dhe Mustapha Amzil me 23 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.
MVP
J'von McCorrmick (Rahoveci 029) 31 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi
Top 5
J'von McCorrmick (Rahoveci 029) 31 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi
Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 28 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi
Shaquan Jules (Bora) 18 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi
Ja'cori Payne (Trepça) 17 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi
Mustapha Amzil (Trepça) 23 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi