16/03/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po kërkon të angazhojë një Koordinator/e të Mediave energjik/e dhe të organizuar, i/e cili/a do të koordinojë komunikimin me media dhe mbulimin medial të aktiviteteve të Federatës, duke kontribuar në rritjen e vizibilitetit të basketbollit kosovar.
Përgjegjësitë kryesore:
Koordinimi me media
Menaxhimi i komunikimit me media lokale dhe ndërkombëtare.
Shpërndarja e komunikatave për media dhe materialeve informuese.
Koordinimi i intervistave dhe deklaratave për media.
Mbulimi i aktiviteteve
Koordinimi i mediave gjatë ndeshjeve dhe eventeve të FBK-së.
Organizimi i akreditimeve për gazetarë dhe media.
Sigurimi i kushteve për punën e mediave gjatë aktiviteteve.
Përmbajtja informative
Mbledhja dhe përgatitja e informacioneve për publikim.
Bashkëpunimi me ekipin e komunikimit për lajme dhe rezultate.
Sigurimi i saktësisë së informacionit të publikuar.
Rrjetet sociale & raportimi
Koordinimi i mbulimit medial në rrjetet sociale.
Ndjekja dhe arkivimi i publikimeve në media.
Përgatitja e raporteve për prezencën e FBK-së në media.
Kualifikimet e kërkuara:
Përvojë e mëparshme në komunikim, marrëdhënie me publikun ose fusha të ngjashme (avantazh).
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me media.
Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i shumë detyrave njëkohësisht.
Njohuri bazike në dizajn dhe krijim të përmbajtjes.
Njohuri të avancuara në shkrim të përmbajtjes.
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në në:
office@basketbolli.com
me subjektin: Aplikimi për Koordinator/e i/e Mediave
Afati i aplikimit: deri më 19 mars 2026.