Bora me përmbysje fiton në Pejë

Bora me përmbysje fiton në Pejë

16/03/2026

Në një sfidë interesante, prishtinasit në dhjetëminutëshin e fundit ishin më të mirë se GO+ Peja, duke triumfuar 72:80 (23:18, 18:21, 17:14, 14:27), në javën e 24-t të ProCredit Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, por vendimtare ishte dhjetëminutëshi i fundit, kur u vendos fituesi, e prishtinasit ishin më të mirë.

Daquan Bracey shënoi 19 pikë për vendasit, kurse te mysafirët u dalluan Shaquan Jules me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Tyler Cheese me 25 pikë.

GO+ Peja është e pesta në tabelë me dhjetë fitore e 14 humbje, kurse Bora forcon vendin e tretë me 13 fitore e 11 humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners