Rahoveci 029 me fitore në Prishtinë ndaj Sigal Prishtinës

Rahoveci 029 me fitore në Prishtinë ndaj Sigal Prishtinës

14/03/2026

Rahoveci 029 ka shënuar fitore si mysafir ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 67-69.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi të lartë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me rezultat 29-46. Rahoveci 029 e ruajti avantazhin edhe në çerekun e tretë, kur rezultati pas 30 minutash ishte 49-55.

Në çerekun e fundit, Sigal Prishtina reagoi dhe arriti të barazojë në 62-62, ndërsa kaloi edhe në epërsi 67-62. Megjithatë, Rahoveci 029 u kthye në momentet vendimtare dhe me pikët e J. Mccorrmick e mbylli ndeshjen me fitore 67-69.

Te Rahoveci 029, më i dalluari ishte J. Mccorrmick me 31 pikë, ndërsa A. Thomas shtoi 16 dhe N. Mcloud 7 pikë. Te Sigal Prishtina, A. Bailey dhe D. Burns realizuan nga 19 pikë secili.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners