13 Marsi – Dita e Basketbollit në Kosovë

13 Marsi – Dita e Basketbollit në Kosovë

13/03/2026

13 marsi është një datë që ka ndryshuar historinë e basketbollit në Kosovë. Më 13 mars 2015, Federata e Basketbollit e Kosovës u pranua si anëtare me të drejta të plota në FIBA, duke realizuar një ëndërr të kahershme të komunitetit të basketbollit në vend.

Ky ishte një moment historik që hapi një kapitull të ri për basketbollin kosovar, duke i dhënë sportit tonë vendin e merituar në familjen ndërkombëtare të basketbollit.

Kjo datë përfaqëson shumë më tepër se një vendim formal. Ajo simbolizon një rrugëtim të gjatë, përkushtimin dhe sakrificën e gjeneratave të basketbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Në përputhje me Planin Strategjik të FBK-së 2026–2030 dhe me synimin për zgjerimin e komunitetit të basketbollit në Kosovë, 13 marsi do të shënohet çdo vit si Dita e Basketbollit në Kosovë.

Le të jetë 13 marsi një ditë që na bashkon të gjithëve rreth dashurisë për basketbollin dhe që na kujton rrugëtimin, përkushtimin dhe sukseset që kanë ndërtuar historinë e këtij sporti në Kosovë. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners