13/03/2026
ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë.
Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës, ku fituan ‘Xehetarët’. Në elitën e basketbollit, prizrenasit janë në vendin e dytë me 16 fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit 21 fitore e tri humbje, duke regjistruar 15 fitore radhazi. Kjo sfidë pritet të jetë interesante para “Play-off”-it, që këtë edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm.
Ndeshje shumë me rëndësi zhvillohet ajo mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, me kuqezinjtë që kanë tetë fitore e 15 humbje, kurse therandasit dhjetë fitore e 13 humbje.
Një përballje gjithashtu interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029. Prishtinasit numërojnë nëntë fitore e 14 humbje, kurse ‘Vreshtarët’ shtatë fitore e 16 humbje.
Të dielën do të ndeshen GO+ Peja me Borën. Pejanët kanë dhjetë fitore e 13 humbje, derisa prishtinasit 12 fitore e 11 humbje.
Kampionati po hyn në fazën e fundit, ku çdo ndeshje është vendimtare dhe skuadra po luftojnë në maksimum për synimet që i kanë.
ProCredit Superliga – Java 24
E shtunë
20:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
20:00 Sigal Prishtina - Rahoveci 029
E diel
19:30 GO+ Peja - Bora
19:30 Bashkimi - Trepça