Prezantohet Maskota Dardi

Prezantohet Maskota Dardi

11/03/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës ka prezantuar maskotën zyrtare – Dardin. I emërtuar sipas emrit të tifozëve tanë - Dardanëve. Dardi përfaqëson energjinë, pasionin dhe besnikërinë që e karakterizojnë komunitetin e basketbollit në Kosovë.

Frymëzimi për këtë maskotë vjen nga qeni i Sharrit, Deltari Ilir, një racë autoktone që prej shekujsh është simbol i qëndrueshmërisë, guximit dhe besnikërisë në trojet tona. Pikërisht këto vlera janë edhe thelbi i basketbollit kosovar – një sport që ndërton karakter, bashkon komunitetin dhe frymëzon brezat e rinj.

Dardi është më shumë se një maskotë. Ai është tifozi më i zjarrtë i basketbollit në Kosovë – një figurë që përfaqëson entuziazmin në tribuna, përkrahjen për ekipet tona dhe krenarinë për ngjyrat e Kosovës.

Në muajt në vijim, Dardi do të jetë i pranishëm në ndeshjet e Procredit Superliga dhe në çdo aktivitet të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners